E mitura në Lezhë bie nga dritarja e katit të tretë: Dërgohet me urgjencë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lezhë, ku sipas informacioneve, një e mitur 13 vjeçare ka rënë nga dritarja e katit të tretë e pallatit ku jetonte pranë rrugës së “Shtrusit”.
Vogëlushja është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës ku po merr ndihmën e parë nga mjekët.
Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë për të kryer hetimet sipas procedurave.
Fraksion.com