Carlo Bollino: Kush do e kontrollojë prodhimin e kanabisit mjekësor kur nuk po kontrollohen as gjërat më jetike?
Legalizimi i kanabisit mjekësor sipas kryeministrit të vendit, do të ndodhë së shpejti pasi kjo është ajo çfarë populli e ka kërkuar. Kjo temë ka sjellë mjaft polemika në fakt dhe është komentuar edhe mbrëmjen e sotme në Top Story.
Teksa Bollino qartëson se ky do të jetë kanabis mjekësor në teori dhe nuk po flasim për atë që kultivohet, ka ngritur pyetjen se kush do e kontrollojë prodhimin e tij. Ai tha se edhe gjëra më jetike siç është qumështi nuk po kontrollohen e jo më prodhimi i kanabisit.
Gjekmarkaj: Mund të kemi sisteme dhe institucione pafund, ky është një vend që fik radarët me urdhër që të kalojnë gomonet. Çështja tjetër është mënyra se si ky proces u stis. Në vetvete i kanë shërbyer Ramës dhe ju e dini sa mund ti shërbejë kryeministrit. Ndërsa çështja e kanavbisit më trishton sepse i ofron një vendi që nuk ka ekonomi të zhvilluar kanabisin dhe në të njëjtën kohë rijetëson një kohë shumë problematike.
Balla: Sa me seriozitet duhet ta marrim?
Bollino: E para duhet të sqarojmë, flitet vetëm për kanabis mjekësor jo për përdorim vetjak. Nuk bëhet fjalë për të legalizuar kultivimin. Ky është një fenomen që ndodh në shumë vende evropiane. 10 ton në Gjermani,nëse ne mendojmë se sistemi i kanabis mjekësor prodhon mjaftueshëm para, ky është gabim. Kush e kontrollon kanabisin, kur ne nuk dimë as sa qumësht prodhohet apo naftë? Nëse shteti nuk ka fuqi për të kontrolluar rrogat si do të kontrollojë prodhimin e kanabisit. Në Itali janë firma që prodhojnë nën një kontroll strikt nga shteti.
Kaso: Kur je ti aq skeptik imagjino sa skeptik do të jemi unë dhe opozita. Po të ishte aq serioz do të kishte plotësuar pikat e platformës së tij elektorale.
Fraksion.com