A ke frikë se mos përfundon edhe ti në burg? Rama: Jam shumë i gjatë, nuk ulem dot për të…
Teksa zyrtarë të PS kanë përfunduar në burg e të tjerë në hetim, i pyetur nëse ka frikë për veten që mund të përfundojë në burg apo të hetohet, Rama ka zgjedhur të përgjigjet sërish me pak ironi duke thënë se “Jam shumë i gjatë, sepse nuk ulem dot për të marrë cca ka poshtë”
Fevziu: Të kanë shkuar ministrat në burg..
Rama: Dy ministrat i kemi që nga mandati i parë. Nëse kanë bërë edhe të tjerë, atje të shkojnë. S’kam frikë.
Po për vete ke frikë?
Rama: Për veten s’kam frikë. S’kam arsye se pse të kem frikë. Jam shumë i gjatë, sepse nuk ulem dot për të marrë cca ka poshtë. S’kam fare, fare, fare, sepse e kam mësuar që i vogël se kur shkon në varr, nuk funksionon shkëmbimi.
Fraksion.com