“A është duke lobuar për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO?”
Kryeministri Edi Rama është pyetur në studion e emisionit “Opinion” lidhur me mundësinë e kandidimit apo lobimit të tij për pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, pas përfundimit të mandatit të sekretarit aktual, Jens Stoltenberg.
Pjesë nga intervista
Rama: Nuk loboj as si Sekretari i Përgjithsahëm i NATO-s as Sekretari i Përgjithhëm i Kombeve të Bashkuara.
Fevziu: Po të tjerët lobojnë në emrin tuaj? Po ua bëj pyetjen në mënyrë të drejtpërdrejtë, A është përfolur emri juaj?
Rama: Nuk ka rëndësi, edhe mund të jetë përfolur, por nuk përbën rëndësi. Është procesi, edhe për një vit nuk është ky problem. Ndërkohë kontratën e kam me shqiptarët.
Fevziu: Do jetë akoma apo u lodhe?
Rama: Sapo ka filluar. Unë mendoj se si do bëhet ky mandate transormues.
Fevziu: Keni akoma ambicje, se njeriu lodhet…
Rama: Në sekondin e parë që do ta ndiej do ta thoja.
Fraksion.com