AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Drejt përfundimit kompleksi i ri i rindërtimit në Rrëshen

Kompleksi i ri i rindërtimit në Rrëshen, i ndërtuar pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 është drejt përfundimit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kompleks, të cilat do të presin 72 familje.

“Mirëmëngjes dhe me kompleksin e ri të Rindërtimit në Rrëshen, tanimë drejt përfundimit për të pritur 72 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Kompleksi i ri do të jetë një zonë e mirëfilltë urbane me kopshte, shkolla, njësi shërbimi dhe gjithë infrastrukturën e nevojshme. 72 familjet do të kenë shtëpi më të mira dhe më të forta se ato që kishin para tërmetit.

 

Fraksion.com