AktualitetTë fundit

Aksidenti me 4 të plagosur në Korçë, niset me helikopter drejt Traumës njëra prej pasagjereve

Është nisur me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë pasagjerja në mjetin tip Toyota, që mbeti e plagosur rëndë në aksidentin me 4 të plagosur dje në Korçë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se e plagosur Jehona Elmasllari ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja ndodhi në aksin nacional Korçë-Bilisht në kryqëzimin e fshatit Plasë rreth orës 19:45 ndërsa në të u përfshinë një mjet tip Toyota me drejtues Besnik Cakollari dhe një mjet tip Renault me drejtues Jetnor Lumani.

Goditja e mjeteve ka qenë aq e fortë saqë edhe nxjerrja e të plagosurve nga mjetet ka qenë e vështirë duke u dashur edhe ndërhyrja e mjeteve zjarrfikës.

3 prej personave të plagosur ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Fraksion.com