AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Rama: Rindërtim i qendrave të kontrollit teknik të automjeteve

Kryeministri Ei  Rama  tha sot se vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve.
Ai tha se koncesioni “famëkeq i “kolaudimit”, thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po nuk kreu  “as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht.
Kryeministri Rama ndau sot pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelit, sipas tij.
Vijon puna për rindërtimin e qendrave të kontrollit teknik të automjeteve, pas rikthimit në duart e shtetit të koncesionit famëkeq të “kolaudimit”, i cili thithi shumë para nga xhepi i qytetarëve po as shërbime, as investime, as gjë prej gjëje nuk u ktheu mbrapsht.
Kjo është Qendra e Kontrollit Teknik, Tirana 2 (NSHRAK), ku punohet për përmirësimin rrënjësor të kushteve të shërbimit për qytetarët dhe të punës për personelin, rritjen e sigurisë në proceset teknike, modernizimin e sistemit të kolaudimit të automjeteve. Pa rritur tarifa, përkundrazi duke i përgjysmuar ato”, shkroi Edi Rama në rrjetin social.
Fraksion.com