AktualitetBota+Të fundit

Protestuesi në Moskë lidh duart dhe shtrihet me fytyrë në tokë si viktimat në Bucha

Ngjarjet në Ukrainë kanë prekur mbarë botën, ndërkohë në shumë shtete po zhvillohen edhe protesta në shenjë sensibilizimi për situatën kaotike.

Një protestues në Moskë është fotografuar i shtrirë me fytyrë nga toka dhe me suar ët lidhura, siç u gjendën civilët e vrarë në Bucha.

Imazhet tronditëse të trupave në rrugët e Bucha, disa me duar të lidhura, kanë provokuar një shpërthim të dënimit ndërkombëtar të Rusisë në ditët e fundit.

Fotot e protestës janë shpërndarë gjitahshtu edhe nga një media e pavarur ruse ‘Holod.media’, stafi i së cilës është larguar nga rusia pasi shpeshherë vënë në shënjestër autoritetet ruse, po që çuditëisht nuk është bllokuar ende siç ka nodhur me të tjerat.

Protestuesi është fotografuar në pjesë të ndryshme të kryeqytetit rus, duke përfshirë në një urë pranë katedrales “Krishti Shpëtimtar” të qytetit.

   

 

Fraksion.com