AktualitetPolitikëTë fundit

President nga Kosova? Berisha: Ndoshta propozon Batonin

Berisha ka folur sonte rreth zgjedhjes së Presidentit të ri.

Sali Berisha: Nëse Opozita ftohet për t’u bërë freskt kandidaturave të Ramës, është një ftesë formale dhe Rama do zgjedhë Presidentin me votat e veta dhe merr 100% pushtetin. Për këtë çështje do të vendosin forumet më të larta të Partisë Demokratike. Do konsultohemi edhe me aleatë. Grupi ka peshën e vet por vendimet më të rëndësishme i merr Këshilli.

E keni dëgjuar që edhe Basha mund të jetë President, ose mund të vijë nga Kosova.

Sali Berisha: Çdo kandidat që vjen nga Rama, është kandidat i Ramës, përsa i përket Lulzim Bashës, unë kam dëgjuar njerëz që u ka thënë do t’u marr në Presidencë. E kam të vështirë të them se sa të vërteta janë këto, se sa reale.

Po ai nga Kosova?

Sali Berisha: Ata që erdhën ishin ministra të Baton Stanishiqit, a do propozojë Batonin për President, nuk e di.

 

Farksion.com