AktualitetPolitikëTë fundit

Meta pritet me ceremoni zyrtare nga homologu bullgar, Rumen Radev

Presidenti Ilir Meta është pritur sot në një ceremoni zyrtare nga Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev.

Një ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta, nisi vizitën zyrtare në Bullgari me ftesë të Presidentit të Bullgarisë.

Mëngjesin e së martës, Presidenti Meta u prit me nderime nga homologu Rumen Radev.

Gjatë qëndrimit në Bullgari Meta pritet të takohet me disa zyrtarë të lartë të qeverisë.

 

Fraksion.com