Kim njeh Alibeajn kryetar të komanduar të PD: Të bëjmë përpara, jo mbrapa
Në një reagim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shkruar se ka diskutuar me drejtuesin komanduar të PD për një gamë çështjes teksa thekson se SHBA vlerëson rolin rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqipërinë.
“Diskutim shumë i mirë sot me ushtruesin e detyrës së kryetarit të PD Enkelejd Alibeaj për një gamë të gjerë çështjesh. SHBA ka pasur një marrëdhënie të fortë, të veçantë me PD që në lindjen e saj. Ne e vlerësojmë këtë marrëdhënie dhe rolin e domosdoshëm të PD-së për Shqiperinë.
SHBA dhe Shqipëria kanë shumë punë përpara për ta mbajtur Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit në BE, demokracisë, ndërtimin e bashkëpunimin në mbrojtje të zgjerimit të mundësive të biznesit dhe zhvillimin ekonomik për të gjithë. Le të vazhdojmë së bashku përpara, jo mbrapa!”, shkruan Kim.
Postimi i ambasadores Yuri Kim në Twitter:
1/2 Very good discussion today w/ @pdshqiperi Acting Chair & Floor Leader @enkelejdalibeaj on wide range of issues. 🇺🇸 has had a strong, special relationship with PD from its birth. We value this relationship & PD’s indispensable role for 🇦🇱 – we hope both will only get stronger. pic.twitter.com/r9ie2mA55Y
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 5, 2022
Fraksion.com