AktualitetBota+Të fundit

Del treni nga binarë: Disa të vdekur në Hungari

Një tren ka dalë nga binarët pas përplasjes me një automjet në jug të Hungarisë të martën, më 5 prill, duke lënë të vdekur disa persona dhe të tjerë të plagosur, ka njoftuar policia.

Ky aksident ka ndodhur pak para orës 07:00 të mëngjesit në qytezën Mindsent.

Policia ka thënë se një furgon ka kaluar mbi binarë dhe është bllokuar dhe pastaj është goditur nga treni, i cili ka dalë nga binarët nga fuqia e përplasjes.

Autoriteti shtetëror i hekurudhave në Hungari, ka thënë nëpërmjet një deklarate se të gjithë personat e vdekur janë udhëtarë që ishin në furgon.

Në deklaratë është thënë se 22 pasagjerë kanë qenë në tren në kohën e përplasjes.

Dy njerëz janë lënduar rëndë dhe tetë të tjerë kanë plagë të lehta.

Sipas raportimeve të pakonfirmuara nga faqja lokale e lajmeve, delmagyar.hu, shtatë njerëz kanë vdekur në këtë aksident.

 

Fraksion.com