Artan Lame: Tek Kadastra ka korrupsion
Në Kadastër ka korrupsion. Drejtori Artan Lame ka pranuar se në institucionin që drejton ka korrupsion. I ftuar në “Opinion”, Lame tha se korrupsioni ekziston ende, por ka rënë në krahasim me vitet e shkuara. I pyetur se sa kushton të marrësh letrat e një prone, Lame nuk preferoi të japë asnjë shifër.
Pjesë nga biseda:
Blendi Fevziu: Sa kushton ta marrësh pronën tek ju, kështu…sa është korrupsioni?
Artan Lame: Po, ka korrupsion
Fevziu: Sa korrupsion ka në Kadastër?
Artan Lame: Tek Kadastra ka korrupsion siç ka në gjithë institucionet shtetërore. Unë them me krenari që niveli i korrupsionit ka rënë krahasuar me dikur.
Blendi Fevziu: Mos u mburr se ka korrupsion…
Artan Lame: Jo, nuk mburrem se ka korrupsion, por është puna ime që ka rënë.
Fraksion.com