Ambasadorja Kim takim me Alibeajn në kryesinë e Kuvendit
Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur sërish sot në ambjentet e kryesisë së Kuvendit.
Kim ndodhet ende në ambientet e kryesisë së Kuvendit.
Ambasadorja Kim po zhvillon një takim me kreun e grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ky takim vjen pasi ditën e djeshme në të njëjtat ambiente Kim zhvilloi një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Në një reagim në rrjetet sociale, diplomatja amerikane ka shkruar se diskutoi me Nikollën për forcimin e institucioneve demokratike.
Fraksion.com