Putin-Zelensky do takohen në Turqi
Mediat ukrainase citojnë një deklaratë të kreut të delegacionit negociator të Ukrainës David Arakhamia, i cili thotë se dy presidentët Vladimir Putin e Volodymyr Zelensky kanë rënë dakord të takohen dhe me shumë gjasa bisedimet do zhvillohen në Stamboll ose Ankara, por ende nuk ka një datë.
Draft-marrëveshja midis rusëve dhe ukrainasve doli në bisedimet në Stamboll.
Ditët e fundit janë gati për diskutime mes presidentëve. Kështu deklaroi kreu i delegacionit ukrainas në negociatat, David Arakhamia gjatë një maratonë televizive:
“Rusia ka dhënë një përgjigje zyrtare për të gjitha qëndrimet, domethënë se ata pranojnë qëndrimin ukrainas me përjashtim të çështjes së Krimesë. Ministri i Jashtëm Kuleba tha se nuk ka asnjë konfirmim zyrtar me shkrim, por gojarisht, dje, nëpërmjet videokonferencës, doli se pala ruse nuk kundërshton asnjë qëndrim”, tha Arakhamia në një intervistë televizive.
Sipas Arakhamia, rusët kanë konfirmuar gjithashtu tezën e tyre se projekt-dokumentet janë përpunuar mjaftueshëm që të kryhen konsultime të drejtpërdrejta midis dy liderëve të vendeve.
“Detyra jonë është të përgatisim fazën përfundimtare jo të dokumentit, por nga temat që do të trajtohen mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin, me një shkallë të lartë probabiliteti do të takohen në Turqi”, deklaroi Arakhamia, duke kujtuar se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dëgjuar si presidentin ukrainas ashtu edhe atë rus, duke konfirmuar se “ai është i gatshëm të organizojë një takim në të ardhmen e afërt”.
“As data dhe as vendi nuk dihet, por ne besojmë se me të gjitha gjasat do të jetë Stambolli apo Ankaraja,” shtoi ai.
Fraksion.com