AktualitetEkonomiPolitikëTë fundit

Balluku në samitin e Këshillit Atlantik: Bashkërendim i çdo aksioni për daljen nga kriza

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë në samitin e Këshillit Atlantik mbajtur në Dubai, ku në qendër të punimeve të tij ishin gjeopolitika, sfidat e sektorëve energjetik, mbi të gjitha nafta dhe gazi.

Në një ndër panelet e samitit i pranishëm ishte edhe CEO i DTEK, kompanisë më të madhe energjetike të Ukrainës, Maxim Timchenko.

Ministrja Balluku tha se Timchenko la frontin e luftës, për t’u bashkuar me të gjithë aktorët e fushës energjitike në samitin e Atlantic Council.

“Në panel me CEO-n e DTEK, kompanisë më të madhe energjetike të Ukrainës, Maxim Timchenko, i cili la frontin e luftës, për tu bashkuar me të gjithë aktorët e fushës energjitike në samitin e Atlantic Council. Gjeopolitika, sfidat e sektorëve energjetik, mbi të gjitha nafta dhe gazi, ishin në qendër të diskutimeve gjatë takimit më të rëndësishëm të industrisë në këto momente kritike, kur kërkohet bashkërendim i çdo aksioni për daljen nga kriza”, deklaroi Balluku.

Forumi Global i Energjisë i Këshillit Atlantik mbledh çdo vit vendimmarrësit kryesorë në botë për energjinë dhe politikën e jashtme.

 

Fraksion.com