AktualitetPolitikëTë fundit

Arrestimi i Bllakos, PD: SPAK të zbardhë skandalin me policinë

Partia Demokratike reagoi sot pas arrestimit të ish deputetit të partisë Socialsite, Alqi Bllako.

Përmes një deklarate për mediet, deputetja Albana Vokshi deklaroi se fshehja dhe dorëzimi i kontrolluar i Alqi Bllakos për shumë e shumë orë, tregon se Edi Rama dhe vartësit e tij në Policinë e Shtetit, janë gati të bëjnë gjithçka për të penguar drejtësinë.

“Fakti që Policia e Shtetit me urdhër politik nga Edi Rama luajti lojën e kungulleshkave, tregon panikun dhe tmerrin nga dekonspirimi që mund t’i bëjnë bashkëpunëtorët e tij, në aferën korruptive të shekullit. Kur SPAK njoftoi se do të arrestonte deputetin e Ramës për korrupsionin gjigand me inceneratorët, kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe një tabor i tërë me zyrtarë të lartë u betuan për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Por, ajo që ndodhi më pas ishte një skandal i vërtetë, një skemë kriminale që u parandalua vetëm për shkak të reagimit publik. Në pritje të urdhrit të arrestit nga gjykata, SPAK njoftoi Policinë që të mbante nën mbikëqyrje Alqi Bllakon. Por “çuditërisht” Policia, për shumë orë, nuk e gjeti Bllakon ndërkohë që me shumë gjasa ai ishte në negociata me Ramën dhe ministrat e tjerë të zhytur në këtë afere”, tha Vokshi.

Vokshi më tej shtoi se, atij i është kërkuar të mbyllë gojën e të mos tregojë shefat e përfshirë në skandalin qindra milionë euro të inceneratorëve.
“PD i kërkon SPAK të zbardhë skandalin me Policinë politike të shtetit. Alqi Bllako sot ka mundësinë t’i bëjë një nder vetes dhe Shqipërisë. Të tregojë të gjithë të vërtetën”, theksoi Vokshi.

 

Fraksion.com