AktualitetBota+Të fundit

Zelensky shkarkon dy zyrtarë të lartë të Shërbimeve të Sigurisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar kreun e departamentit kryesor të sigurisë së brendshme të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (Sbu), Andriy Naumov dhe kreun e departamentit të Sbu në rajonin Kherson, Serhiy Kryvoruchko. “Sot është marrë një vendim për “antiheronjtë”.

“Tani nuk kam kohë të kujdesem për të gjithë tradhtarët, por dalëngadalë do të ndëshkohen të gjithë”, deklaroi Zelensky në një video-mesazh të publikuar mbrëmë.

Për më tepër, kreu i shtetit ukrainas tha se të gjithë oficerët ushtarakë që nuk kanë vendosur” se ku është atdheu i tyre “do të privohen përgjithmonë nga gradat më të larta ushtarake.

 

Fraksion.com