AktualitetBota+Të fundit

Ukraina: Rusia po bllokon dërgimin e ndihmës në Mariupol

Petro Andryushchenko, këshilltar i kryetarit të Mariupolit, ka thënë se Rusia është duke bllokuar dërgimin e ndihmës në qytetin e rrethuar dhe është duke parandaluar hapjen e “korridorit humanitar” në mënyrë që banorët të ikin nga luftimet e ashpra mes forcave ukrainase dhe atyre ruse.

Andryushchenko ka thënë në një postim në Facebook se Mariupoli mbetet i mbyllur më 1 prill, dhe se konvojet e ndihmës janë bllokuar, në pamundësi për t’ua dërguar banorëve gjërat e domosdoshme për jetesë.

“Qyteti vazhdon të jetë i mbyllur dhe me dalje shumë të rrezikshme përmes transportit publik”, ka thënë ai.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë më 31 mars se një konvoj i 45 autobusëve është drejtuar për në Mariupol, për të dërguar ndihmë për banorët e bllokuar me javë në këtë qytet.

Zyrtarë të ushtrisë ruse kanë thënë se janë të gatshëm të arrijnë armëpushim për të mundësuar hapjen e “korridorit humanitar”.

Zyrtarët rusë nuk kanë komentuar situatën, mirëpo disa marrëveshje të tilla në të kaluarën, kanë dështuar ende para se të zbatoheshin.

Qyteti i Mariupolit ka pasur një popullsi prej 430,000 banorësh para shpërthimit të luftës.

Sulmet ruse në këtë qytet kanë shkatërruar një spital materniteti, qendra kulturore dhe shtëpi banimi.

 

Fraksion.com