Studiuesja gjermane: Edi Rama do të udhëheqë NATO-n
Studiuesja gjermane, Suzana Starikov përmes një postimi në Tëitter thotë se kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s.Sipas saj, SHBA-ja ka insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s.
Sipas saj, kandidatë ishin Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Katja Kalas.
Ajo zgjodhi pikërisht datën 1 prill, “Ditën e Gënjeshtrave” për të dhënë këtë lajm dhe njëkohësisht 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i ardhshëm?”, shkruan Starikov.
Edi Rama will succeed Jens Stoltenberg as #NATO Secretary General. The US in particular is said to have insisted on electing the next NATO Secretary General among the new NATO members. The candidates were 🇪🇪PM Katja Kalas and🇦🇱Prime Minister Edi Rama. Who will be the next🇦🇱PM? pic.twitter.com/CQzwxnoq2m
— Suzana Starikov (@Intetyst) April 1, 2022
Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta, ndërsa pritet një reagim nga përfaqësues të NATO-s, apo vetë kryeministrit Rama.
Kujtojmë se vendi ynë është pjesë e NATO-s që prej 1 prillit të 2009-ës, ndërsa në këtë kohë lufte në Evropë është rreshtuar krah Ukrainës, duke dënuar ashpër sulmin rus.
Suzana Stariikov është një studiuese e komunikimit, ndërsa njihet për botimet e saj për politikën e jashtme.
Fraksion.com