Presidentja e PE niset drejt Kievit, BE: Nuk do të shantazhohemi nga Moska!
Tensionet rreth luftës në Ukrainë vijojnë të rriten mes Perëndimit dhe Rusisë.
Komisioneri i BE-së për ekonominë, thotë se Bashkimi Evropian nuk do të shantazhohet nga Moska pasi presidenti rus Vladimir Putin kërcënoi se do të ndërpresë furnizimin me gaz natyror për vendet jomiqësore nëse nuk paguajnë në rubla.
Ndërsa Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, është nisur për në Kiev, duke u bërë kështu liderja e parë e BE-së që shkon në vendin e shkatërruar nga lufta.
Nga ana tjetër presidenti Zelensky tha se pavarësisht negociatave “situata në jug të vendit dhe në rajonin e Donbasit mbetet jashtëzakonisht e vështirë. Presidenti njoftoi se kishte shkarkuar dy anëtarë të lartë të shërbimit të sigurisë kombëtare të Ukrainës me arsyetimin se ishin “tradhtarë”. “Sot u mor një vendim tjetër për anti-heronjtë. Nuk kam kohë të merrem me të gjithë tradhtarët, por gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”, tha ai,
Edhe zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereschuk, akuzoi Rusinë se kishte penguar evakuimin e civilëve nga Mariupol duke bombarduar rrugën e autokolonës humanitare. Po ashtu sipas saj 14 tonë ndihma humanitare të dërguara në Melitopol u vodhën nga rusët.
Ndërkohë depoja e karburantit në qytetin rus të Belgoradit është sulmuar dhe ka shpëthyer në flakë, dhe Rusia ka akuzuar Ukrainën.
Fraksion.com