Bordi i Transparencës njofton çmimet e karburanteve deri ditën e nesërme
Miratimi i çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:
219 Lekë/litri për gazoilin; 200 Lekë/litri për benzinën; 103 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimi i çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 01.04.2022 deri më datë 02.04.2022, si më poshtë:
231 Lekë/litri për gazoilin; 212 Lekë/litri për benzinën; 115 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 1 Prill, deri në datë 2.4.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, Qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Fraksion.com