AktualitetPolitikë

13-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Kim: Vlera si aleat vijon të rritet

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim në 13-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO u shpreh se që prej 1 prillit të 2009-ës, vlera e vendit tonë si aleat vijon të rritet në mënyrë të qëndrueshme.

Përmes një postimi në Twitter, kryediplomatja amerikane shprehet se që nga dita e anëtarësimit, forcat amerikane dhe ato shqiptare kanë derdhur gjak, djersë dhe lot bashkë në Afganistan, Irak, Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë dhe kudo tjetër.

 “Vitin e kaluar, Shqipëria priti stërvitjen më të madhe ushtarake të udhëhequr ndonjëherë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit, NATO filloi të përmirësojë bazën ajrore në Kuçovë për t’u bërë një objekt i NATO-s. Së shpejti, ekspertët amerikanë do të fillojnë një program të ri për të siguruar që Shqipëria të përmbushë objektivat e NATO-s. SHBA është krenare që është aleate me Shqipërinë” , shkruan në Twitter Kim.

 

Fraksion.com