Wanda Nara e tradhtoi Icardin me truprojën e saj? Agustin thyen heshtjen
Wanda Nara sërish në qendër të thashethemeve. Prej pak ditësh mediat argjentinase janë rikthyer për t’u marrë me jetën private të sipërmarrëses, gruas së Mauro Icardit.
Sipas disave, 35-vjeçarja do ta kishte tradhtuar bashkëshortin e saj Mauro Icardi me truprojën Agustin Longueira.
Një lloj hakmarrjeje ajo e Narës, pas zbulimit të lidhjes mes futbollistit të Paris Saint-Germain dhe aktores China Suarez. Mirëpo, kur rrëfeu tradhtinë ndaj sulmuesit, Maurito vendosi ta shkarkojë Longueira në vend.
“Nuk kam nevojë të sqaroj se gjithçka është më shumë se gënjeshtër. Megjithatë, mosrespektimi joproporcional nuk pushon së mahnituri.
Unë nuk jam një grua e tillë. Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë. E trajtoj veten ndryshe, sepse jam ndryshe”, – u përgjigj Wanda në Instagram.
Tani ka ardhur versioni i truprojës, i cili ka thyer heshtjen: “Icardi nuk më shkarkoi. Kontrata skadoi pikërisht kur ata erdhën me pushime në Argjentinë. Kur mbaroi festa e saj e ditëlindjes e mora në shtëpi dhe më pas u largova”.
Drejtuesit e emisionit e pyetën edhe mbi aludimet për një natë pasioni me Wandën, pas festës së ditëlindjes së saj. “Unë dhe Nara mezi ishim vetëm dy herë të vetme, për disa minuta, duke përfshirë një herë në ashensor. Kishte një lidhje të mirë mes nesh, por asgjë më shumë”, – shtoi ish-truproja.