AktualitetPolitikëTë fundit

“Sa të jetë këtu kjo….”; Rama: Do të bëjmë rivlerësim të familjeve të pasura për çmimin e energjisë

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë se sa të jetë në qeveri, nuk do të lëvizin taksat e naftës, pasi sipas tij, nuk do të preket çmimi i energjisë.

Nga foltorja e Kuvendit Rama tha se po bëhet një studim nga ministria e Energjisë që familjet e pasura të paguajnë më shumë për çmimin e energjisë.

“Sa të jetë këtu kjo qeveri, ato taksa nuk lëvizin, as me fakte të fabrikuara politike, as me protesta, as me asgjë tjetër. Ajo që ka rëndësi për ne është mos lëvizja e energjisë , deri ku do mundemi ta mbajmë, ama kur s’do e mbajmë do vijmë këtu ta themi. Ne nuk lehtësojmë ata që kanë më shumë, por ata që kanë më pak.

Ministria e Energjisë po bën një studim për familjet e pasura, jo për të rikthyer fashat e tmerrshme që na çuan në katastrofë totale dhe na lanë  në buzë të humnerës në vitin 2013 për të parë nëse mund të bëjmë një ndarje të përkohshme ku ata që kanë më shumë të paguajnë më shumë në energjinë elektrike. Asnjë familje të mos ketë kosto rritje për çmimin e energjisë. Po shikojmë një mundësi, për një periudhë të përkohshme, ku ata që kanë më shumë, të paguajnë më shumë për faturën e energjisë.”, tha Rama.

 

Fraksion.com