AktualitetTë fundit

Nuk gjendet Alqi Bllako; Policia s’e arreston dot

Mesditën e sotme u raportua se ishte vetëdorëzuar në polici Alqi Bllako pasi GJKKO i caktoi masën e arrestit me burg, por mësohet se ende nuk është shoqëruar.

Forcat blu nuk japin shpjegime për procedurat që po ndjekin dhe nëse kanë gjetur ish deputetin për ta vënë në pranga.

Kujtojmë se pas kërkesës së SPAK ndaj Kuvendit për t’i hequr imunitetin e deputetit, Alqi Bllako dorëzoi mandatin duke thënë se do të gjykohet si qytetar i thjeshtë. Më pas GJKKO caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’, por nuk dihet se ku ndodhet ish deputeti.

Thuhet se policia ka shkuar në banesën e Bllakos, në zonën e Tiranës së Re, për ta arrestuar, por nuk e kanë gjetur.

Pas kallëzimit penal të Partisë Demokratike, LSI dhe Nismës Thurje, Prokuroria e Posaçme vuri nën akuzë 11 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit e bashkisë së Elbasanit, një biznesmen dhe dy administratorë të incerenatorit në Fier.

Hetuesit thonë se kanë gjetur veprime të kundërligjshme dhe korrupsion.

 

Fraksion.com