Mbledhja e grupit parlamentar të PD; Berisha injoron Alibeajn, mungon Basha
Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të PD.
Mbledhja e grupit parlamentar u thirr nga Enkelejd Alibeaj, i cili kushtëzoi mbledhjen e plotë me mospraninë e Sali Berishës.
Por ashtu siç e kishte paralajmëruar, ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në mbledhje, ndërsa vihet re mungesa e ish-kryetarit Lulzim Basha.
Deputetët e pranishëm:
Luan Baci
Edmond Spaho
Flamur Noka
Bledian Nallbani
Selaudin Jakupllari
Kasteiot Piroli
Belind Kellici
Sorina Koti
Ervin Salianji
Dhurata Cupi
Arbi Agalliu
Luciano Boci
Edi Paloka
Isuf cela
Dashnor Sula
Gerta bardeli
Xhelal Mziu
Enkelejd Alibeaj
Flamur Hoxha
Agron Shehaj
Lefter Geshtenja
Tomor Alizoti
Helidon Bushati
Gazment Bardhi
Zef Hila
Ramadal Lika
Albana Vokshi
Eralda Tase
Oerdi Bylykbashi
Bujar Leskaj
Andi Ulliri
Lindita metaliaj
Sali berisha
Saimir Korreshi
Ina Zhupa
Emilja Koliqi
Jorida Tabaku
Ish lideri i PD nuk është tërhequr dhe ka shkuar në mbledhje. Një ditë më parë tha se ka një detyrim madhor absolut nga Kuvendi i 11 dhjetorit, të konfirmimi me referendumin e 18 dhjetorit dhe në zgjedhjet e 6 marsit.
Alibeaj njoftoi që në mbledhjen e së enjtes të pranoheshin edhe të pezulluarit dhe të përjashtuarit, përveç Sali Berishës, i cili është i përjashtuar, pasi është ‘non grata’.
Kujtojmë se pas dorëheqjes së Bashës nga posti i kryetarit, drejtimin e PD e mori Alibeaj, ndërkohë që pak ditë më vonë Gjykata Civile e Tiranës njohu zyrtarisht statutin e Kuvendit të 11 dhjetorit, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Me njohjen e këtij statuti, u njoh edhe grupi i Rithemelimit të PD-së si dhe vendimet për shkarkimin e drejtuesve demokratë.
Pas këtij vendimi, Grupi i Rithemelimit shkoi në selinë e PD, ku kërkoi që të uleshin për bisedime me drejtuesit demokratë, në qëllim të bashkimit të demokratëve.
Fraksion.com