AktualitetPolitikëTë fundit

“LSI është shumë e vogël për Metën”; Kryemadhi: Ai do t’i bashkojë grupet në një lëvizje të re

Ilir Meta duket se do rikthehet në politikë me një projekt të ri.

Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë mbrëmë një deklaratë të bujshme sa i përket angazhimit të Ilir Metës pasi të përfundojë mandatin e presidentit në Korrik.

Kryemadhi tha në “A2CNN”, se Meta mund të jetë ideatori i një lëvizje të re për rikthimin e identitetit kombëtar, pasi LSI-ja ishte shumë e vogël për të.

“Nuk e di nëse Ilir Meta do të kthehet në LSI apo jo sepse LSI është shumë e vogël për Metën, është një kostum që i rri ngushtë, por mund të jetë ideatori i një lëvizje të re që rikthen identitetin kombëtar dhe integritetin tonë, por mendoj se do të jetë një iniciativë. Për hir së vërtetës, na pëlqen apo s’na pëlqen, është politikani i vetëm që Kryemadhi me Bashën me vendimet që morën, e përballën tre herë me togat e pushkatimit: dy herë në Venecia ku ai e fitoi betejën dhe 1 herë në Gjykatën Kushtetuese. Meta është instrument që bashkon shumë grupe,”-tha Kryemadhi ndër të tjera.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Shqipëria u përfshi në një varg protestash në të katër anët e vendit, thirrur nga shoqëria civile lidhur me  rritjen e çmimeve të karburantit dhe jo vetëm.

Ende nuk dihet se pë cilat grupe e kishte fjalën znj. Kryemadhi.

 

Fraksion.com