“Je i paftuar”; Debatet e forta në PD, Berisha Alibeajt: Prano realitetin!
Ka nisur me debate mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i cili iu drejtua liderit historik Sali Berishës duke i thënë se nuk është i ftuar në atë mbledhje.
Alibeaj: Prezenca juaj në këtë sallë është një sinjal i brishtë për demokracinë e brendshme në parti. Z.Berisha me prezencën tuaj ju po zhvlerësoni vendimet e organeve të kësaj partie. Ju jeni i përjashtuar nga grupi parlamentar dhe çdo forum.
Berisha: Z.Alibeaj më vjen keq për këtë qëndrim, pasi jua kam thënë edhe pak ditë më parë dhe po jua përsëris, unë ju respektoj si kryetar grupi, por çdo organ vendimarrës në këtë parti ka qenë ilegjitime pas 11 dhjetorit. I vetmi organ që merr vendime është Komisioni i Rithemelimit.
Fraksion.com