Enton Abilekaj propozon Armand Shkullakun për kryetar të PD
Enton Abilekaj propozon gazetarin Armand Shkullaku për kryetar të PD.
Abilekaj ishte i ftuar në ‘Open‘ te Eni Vasili kur e bëri propozimin surprizë.
‘Unë mendoj se Berisha duhet të tërhiqet nga ai pozicion që është. Ai duhet të jetë patriarku i PD dhe jo më kryetari. Vetëm kështu PD mund të afrojë rreth vetes shumë njerëz e të përballet me Ramën. Pra ideja është të jetë një parti e hapur ku të vijnë emra të spikatur nga çdo fushë, gazetaria, mjekësia, ekonomia, shoqëria civile etj. P.sh unë kam në mendje emrin e një gazetari. Nuk di në duhet ta them. Sepse nuk kam marrë miratimin e tij. Kryetar i PD mund të jetë Armand Shkullaku. Kjo do kthente besimin te opozita dhe do të përbashkonte shumë mbështetës rreth vetes. Vetëm kështu PD mund të fitojë ndaj Ramës. Çdo skenar tjetër do ishte humbës. Madje edhe Berisha do jetë humbës më 2025 dhe PD do shpërbëhej fare si forcë politike‘./Noa.al
Fraksion.com