AktualitetPolitikëTë fundit

Basha kthehet i vetë në parlament: Po punoj për ditë që të bashkoj PD

Pasi ka iku Sali Berisha nga kuvendi, të cilit nuk iu dha fjala, aty ka mbëritur Lulzim Basha. I vetëm, ai është ndalur nga gazetarët, të cilët e kanë pyetur mbi atë që po ndodh në Partinë Demokratike, të cilën  drejtonte nga humbja në humbje prej 9 vitesh.

Ky është kthimi i parë në sallën plenare të parlamentit, pas dorëheqjes së tij nga kreu i demokratëve. Basha nënvizoi ndër të tjera:

“Do të punoj që PD të rikthehet në shpresë dhe alternativë për qytetarët, nuk heq dorë nga përgjegjësia ime ndaj demokratëve dhe shqiptarëve.

Do punoj ditë për ditë që PD të kthehet në shpresë dhe aleternativë për njerëzit, alternativë që nuk duhet të jetë në kundërthënie me aleatët tanë.

Një nga arsyet e aktit tim ka qenë pikërisht tejkalimi i interesave personale për t’i dhënë mundësi që të diskutojmë dhe vendosim pa qenë në presion. Kjo ka qenë dhe arsyeja që vendosa të mos marr pjesë në mbledhjen e sotme të grupit parlamentar, e cila kishte të gjitha gjasat të degradonte në një konfrontim.

Grupi ka nevojë për bashkim dhe jo përçarje. Unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet. Po futem në parlament kur  ndërkohë ka ndodhur një hap i rëndsishëm, është shënuar një hap përpara në aferën e  Inceneratorëve.

E përsëris, unë kam bërë dhe do bëj gjithçka që PD të bashkohet në vlerat që është krijuar. Një nga vlerat kryesore është orientimi Euro-atlantik. E kam të qartë rrugën që duhet të përshkojë PD për t’u rikthyer në alternativë. Do punoj për këtë rrugë. Ujërat mund të jenë akoma të turbullta, por do qartësohen”.

 

Fraksion.com