AktualitetTë fundit

“Arrest me burg” për Alqi Bllakon; Kuvendi shpall vakancën pas dorëheqjes së Alqi Bllakos

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur vakancën pas dorëheqjes nga mandati i deputetit të Alqi Bllakos.

Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj informoi sot, në nisje të seancës plenare, se Kuvendi ka njoftuar KQZ-në, për shpalljen e kësaj vakance.

“Alqi Bllako, për të cilin ishte kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur dje në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorë nga ky mandat”, tha Felaj.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i paraqiti dy ditë më parë Kuvendit kërkesën për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Alqi Bllako. Kërkesa vjen pas hetimeve të nisura për abuzime në ndërtimin dhe funksionimin e impianteve të përpunimit të mbetjeve.

 

Fraksion.com