AktualitetTë fundit

“Alqi Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoton në Itali”; Të dhëna të reja për arrestimin e ish-deputetit

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me dosjen e SPAK për arrestimin e ish-deputetit, Alqi Bllako. Sipas News24, Prokuroria ka sjellë si argument faktin që Bllako ka udhëtuar me Klodian Zoto nga Shqipëria në Itali dhe anasjelltas.

“Referuar sistemit TIMS rezulton se në 16.4.2019 Bllako ka udhëtuar me avion drejt Torinos drejt Italisë për tukthyer një ditë më pas po me Zoton”, thuhet në argumentet e SPAK.

Sot SPAK iu drejtua zyrtarisht gjykatës së posaçme me kërkesën për caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për Bllakon.

Kjo kërkesë po shqyrtohet nga gjyqtarja  Irena Gjoka e cila më herët ka firmosur urdhrin e dytë të arrestit për Lefter Kokën.

Po ashtu sot prite të ketë një  vendim, por pritet për tu parë nëse gjyqtarja do të pranojë kërkesën me burg, apo do të japë një vendim tjetër alternativë.

Ndërkohë mësohet se ish deputeti i PS, Alqi Bllako është vetëdorëzuar në polici

 

Fraksion.com