AktualitetEkonomiTë fundit

70 milionë euro investimet franceze në Shqipëri

Investimet franceze në vendin tonë, u zgjeruan me mbi 70% gjatë vitit 2021 krahasuar me vitin 2020.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, investimet franceze në vendin tonë arritën vlerën e 70 milionë eurove, kur për vitin 2020 llogariten 40 milionë euro.

Aktiviteti vjen kryesisht nga kompani ndërtimi që kanë punuar si nënkontraktorë të gazsjellësit TAP, por edhe nga aktivitetet që zhvillojnë kompanitë franceze në Shqipëri në fushën e prodhimit të dokumenteve të identifikimit ALEAT, apo edhe në sektorin minerar, siç është ajo në kërkim-përpunimin e bitumit, si dhe n[ sektorin energjetik.

Totali i stokut të investimeve franceze në fund të vitit 2021 arriti në shifrën 375 milionë euro.

 

Fraksion.com