U dyshua për helmim gjatë bisedimeve, miliarderi rus Abramovich sot përsëri në takim
Miliarderi rus Roman Abramovich, pronari i klubit të futbollit Chelsea, po merr pjesë ditën e sotme në bidesimet që po mbahen në Stamboll mes Rusisë dhe Ukrainës.
Siç shihet edhe në pamjet e transmetuara nga mediat turke, Abramovich është i ulur në tavolinë përkrah me zëdhënësin e presidentit turk Ibrahim Kalin, dhe mban në vesh kufje përkthimi. Ai nuk është në tryezën kryesore të delegacioneve turke dhe ukrainase.
Thuhet se Kalin ka ndihmuar në koordinimin e takimeve mes oligarkurt rus dhe anëtarëve të delegacionit ukrainas. Prania e Abramovich në takim na dëshmon se ai është ende i përfshirë në njëfarë niveli në përpjekjet e ndërmjetësimit.
Dje dolën raporte se ai pësoi simptoma të dyshimit të helmimit gjatë bisedimeve të paqes në fillim të muajit, në kufitin Ukrainë- Bjellorusi.
Fraksion.com