AktualitetPolitikëTë fundit

SPAK: Bllako përfitoi mbi 14 mln lekë, favorizoi koncesionarin e Fierit

SPAK akuzon deputetin Alqi Bllako se ka përfituar mbi 14 mln lekë duke favorizuar koncesionarin e Fierit.

“Nga hetimet e kryera kanë rezultuar të dhëna se nga ana e shtetasit Alqi Bllako, gjatë kohës që ka shërbyer  në fillim me funksionin Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe më pas Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM), është favorizuar shoqëria koncesionare “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., kundrejt marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.”, thotë SPAK.

Ndërkohë SPAK thotë se ka sekuestruar disa nga pasuritë e Lefter Kokës dhe Alqi Bllakos.  Ish ministrit i janë sekuestruar 4 prona të paluajtshme dhe një llogari prej më shumë se 146 mln lekë të përfituar nga koncesionari i Fierit. Ndërsa Bllakos, i sekuestrohet një apartament . Gjithashtu vendoset sekuestro preventive dhe për shoqëritë koncesionare.

“Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Ëaste Treatment Fier” sh.p.k., me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me të gjitha pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për personin juridik “Integrated Technology Services” sh.p.k, me seli qëndrore në Tiranë, së bashku me pasuritë e paluajshme dhe të luajtshme në pronësi të

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 4 (katër) pasuri të paluajtshme në zotërim të shtetasit Lefter Koka, me sipërfaqe totale prej 3 344.8 m2. Këto pasuri kanë një vlerë ekuivalente që përmbush vlerën e përfituar në mënyrë të paligjshme në shumën 146,083,071 (njëqind e dyzet e gjashtë milion e tetëtëdhjetë e tre mijë e shtatëdhjetë e një) lekë.

Caktimi i masës së sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për pasurinë në zotërim të shtetasit E. B., lloji i pasurisë “apartament”, me sipërfaqe 99.48 m2, me adresë Tiranë, me vlerë sipas kontratës shitblerjes në shumën 144,246 Euro, që përmbush vlerën ekuivalente të përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Alqi Bllako në shumën 14,964,900 (katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind) lekë.”, thotë SPAK.

 

Fraksion.com