AktualitetPolitikëTë fundit

Rama: Mirmëngjes me këtë kartolinë të bukur të së martës së shenjtë të Shën Ndout

Kisha e Shën Ndout në Laç prej vitesh është kthyer në vendin ku bashkon mijëra qytetarë dhe besimtarë nga mbarë vendi.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetet sociale me një foto nga vendi i shenjtë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë kartolinë të bukur të së martës së shenjtë të Shën Ndout, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet Rama krahas fotos së Shën Ndout.

Që nga 15 marsi deri në 13 qershor, e marta e çdo jave e kthen këtë Kishë që i kapërcen kufijtë fetarë në epiqendër të lutjeve të qytetarë nga të gjitha qytetet.

Vendi i shenjtë i Shën Ndout është bërë vendi i unifikimit të besimeve dhe besimtarëve, të cilët pa dallim feje besojnë në mrekullitë e njërit nga Shenjtët me të njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në mbarë Europën.

Rituali shenjtë i 13 të martave nis sapo kalon qytetin e Laçit dhe fillon ngjitjen në mal. Ndalesa e parë bëhet tek gjurmët që është dhe vendi ku mendohet se ka kaluar Shën Ndou. Në gurë janë shenjat e këmbëve dhe të duarve të tij, gjithashtu vendi ku mendohet se ai ka pushuar.

Kisha mendohet se është  ndërtuar në në vitin 1869, ndërsa me 12 qershor 1966 u shpall zonë ushtarake. Një vit më vonë kisha u mbyll.  Në shkurt të 1968 kisha e Shën Ndout dhe shpella e Shën Vlashit u shkatërruan me mina.

Edhe pse ishte e ndaluar rreptësisht nga regjimi komunist, besimtarët kurrë nuk e kanë ndërprerë shtegtimin drejt këtij vendi të shenjtë. Më 13 qershor 1990, Kisha në Laç u mbush plot besimtarë, të cilët spontanisht erdhën në festën e Shën Ndout.

 

Fraksion.com