Bloomberg pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi
Bloomberg News bëri të ditur se ka pezulluar operacionet e saj në Rusi dhe Bjellorusi, duke përmendur kundërshtimin dhe sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Kompania e lajmeve financiare tha se klientët si në Rusi ashtu edhe në Bjellorusi nuk do të jenë në gjendje të kenë akses në asnjë prej produkteve financiare të Bloomberg-ut, duke përfshirë terminalet, të dhënat e licencave, të dhënat e furnizimeve dhe platformat elektronike të tregtimit.
Funksionet e tregtimit për letrat me vlerë ruse u çaktivizuan në përputhje me sanksionet ndërkombëtare, sipas kompanisë.
Më herët, Bloomberg pezulloi punën e gazetarëve të saj në Rusi dhe hoqi aksionet ruse nga indekset e saj globale të kapitalit. Obligacionet ruse do të hiqen me ribalancimin në fund të muajit, tha kompania në një deklaratë.
Më tej kompania tha se Bloomberg Philanthropies kishte premtuar 40 milionë dollarë për Komitetin Ndërkombëtar të Shpëtimit dhe Kuzhinën Qendrore Botërore për të ndihmuar ukrainasit dhe refugjatët në rajon dhe gjetkë.
Fraksion.com