AktualitetBota+Të fundit

Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të ndajë vendin

Shefi i Shërbimit Sekret ushtarak të Ukrainës akuzon Rusinë se synon ta ndajë Ukrainën në dy vende, sikurse Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut. 

Shefi i Shërbimit Sekret ushtarak të Ukrainës, Kyrylo Budanov, tha se beson se Rusia po përpiqet ta ndajë Ukrainën më dysh, sikurse ndodhi me Korenë e Veriut dhe atë të Jugut pas Luftës së Dytë Botërore.

“Okupatorët do të përpiqen t’i organizojnë territoret e pushtuara në një strukturë të vetme kinse shtetërore dhe ta vënë t’ia kundërvënë ato Ukrainës së pavarur,” tha Budanov në një deklaratë.

Ukraine-Krieg | ukrainische Armee | Trauerfeier

Ai shtoi se ushtria e Ukrainës do t’i zmbrapsë forcat ruse dhe do të përfshihet në një luftë “tërësisht” guerile për ta parandaluar një copëtim të vendit.

“Në fakt ka një përpjekje për të krijuar Korenë e Veriut dhe të Jugut në Ukrainë”, tha ai. “Sezoni i një lufte “tërësisht” guerile të ukrainasve do të fillojë së shpejti. Pastaj rusëve do t’u duhet të gjejnë skenarin përkatës se si të mbijetojnë.”

Luhansk: Referendum për bashkim me Rusinë

E vetëshpallura “Republika Popullore e Luhanskut” në Ukrainën lindore e cila mbështet nga Moska tha se së shpejti mund të zhvillojë një referendum për t’u bërë pjesë e Rusisë.

“Unë mendoj se në të ardhmen e afërt do të mbahet një referendum në territorin e republikës, gjatë të cilit njerëzit… do të shprehin mendimin e tyre për bashkimin me Federatën Ruse,” cituan agjencitë ruse të lajmeve drejtuesin e Luhanskut, Leonid Paseshnik.

Ukraine | Soldat nahe der Stadt Popasna in Luhansk

Por, kryetari i komitetit të Dumës për marrëdhëniet me Komonuelthin e Shteteve të Pavarura post-sovjetike, Leonid Kalashnikov, tha sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS se për momentin referendumi nuk është një ide e mirë.

“Unë mendoj se tani nuk është momenti i duhur për këtë. Dhe vështirë se është e nevojshme të preokupohemi me gjëra të tilla tani, kur fati po vendoset në front,” tha Leonid Kalashnikov, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.

Presidenti rus Vladimir Putin i njohu muajin e kaluar rajonet separatiste të Luhanskut dhe të Donetskut si të pavarura. Disa ditë më vonë ai filloi pushtimin e Ukrainës, të cilin e quajti si “operacion special” që synonte të mbronte republikat e vetëshpallura dhe të “çnazifikonte” dhe çarmatoste fqinjin e saj./dw

 

Fraksion.com