Maqedonia e Veriut shpall pesë diplomatë rusë persona të padëshiruar
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se ka shpallur pesë diplomatë rusë persona të padëshiruar.
“Sot në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse në vend, Sergei Bazdnikin, të cilit i është dorëzuar notë diplomatike, me të cilën pesë diplomatë nga Ambasada e Federatës Ruse janë shpallur të padëshirueshëm në vend”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Më tej, në njoftim thuhet se “sipas informacioneve që kemi marrë, punonjësit e përmendur të Ambasadës së Federatës Ruse kanë kryer aktivitete në kundërshtim me Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike”.
Nga MPJ-ja informojë se diplomatët rusë do të duhet të largohen nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në pesë ditët e ardhshme.
Maqedonia e Veriut ka dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës si dhe u është bashkangjitur vendeve perëndimore në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë edhe mbylljen e hapësirës ajrore për avionët rusë.
Fraksion.com