Life StyleTë fundit

Horoskopi javor, 28 mars- 3 prill 2022

Ky është horoskopi javor nga data 28  mars deri në  3 prill 2022. Parashikim i yjeve për punën shëndetin dhe dashurinë  për secilën shenjë.

Dashi

Ka mundësi që të jeni më nervozë gjatë kësaj jave dhe më të paduruar. Kjo do ju çojë shpesh drejt gabimeve. Ju të dashuruarit nuk duhet të tregoni dyshues për atë që keni në krah sepse në të vërtetë ai nuk iu tradhton. Mos lejoni xhelozinë ta drejtoje sjelljen tuaj. Ju beqarët do keni një javë të bukur dhe me diell. Personi që do takoni do jetë i këndshëm dhe mjaft i respektueshëm. Shëndeti do jetë i mirë. Nuk do vuani nga asnjë lloj sëmundje dhe do jeni më në formë. Nëse keni kaluar një infeksion para disa kohësh do pastroheni tërësisht. Në planin financiar do keni disa vështirësi. Mos u tregoni të pamatur dhe shpenzoni me kujdes. Në sektorin profesional, Marsi do iu nxitë të jeni më ambicioze dhe të bëni çdo gjë për ta arritur atë qe dëshironi.

Demi

Planetët do ju mbështesin fort gjatë gjithë kësaj jave dhe do ua ndriçojnë mendimet. Për ju të dashuruarit do jetë periudhë harmonike. Do tregoheni më të gatshëm të bëni ato që iu kërkon partnerin dhe do kaloni momente emocionuese pranë tij. Optimizmi që do keni do jetë një armë e fortë edhe për të ardhmen. Ju beqarët do tregoheni të papërgjegjshëm dhe do filloni lidhje të pamenduara mirë. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Financat duhet t’i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Yjet këshillojnë që të mos jepni as hua. Në punë do jetë javë e favorshme për të nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.

Binjakët

Këtë javë do keni shumë forcë brenda vetes dhe do mundoheni ta bëni çdo moment të animuar. Ju të dashuruarit do kaloni një ditë të bukur dhe me momente të shumta kënaqësie. Nëse keni pranë një person të shenjës së Dashit do jeni më të privilegjuar. Ju beqarët do keni një takim impresionues, i cili mund të shndërrohet shpejt në një lidhje të qëndrueshme nëse shpreheni dhe largoni turpin. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Planetët do iu nxitin të mos bëni kujdes me ushqimin dhe do keni disa shqetësime sidomos me zorrët dhe stomakun. Financat nuk do jenë shumë të mira, por e ardhmja pritet të jetë premtuese. Mund ta stabilizoni situatën nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Në pune do keni fat. Mund t’iu behet edhe një propozim interesant për ndryshim posti, por kjo duhet menduar me kujdes.

Gaforrja

Ruajini objektivat gjatë kësaj dite dhe mos ndryshoni asgjë edhe pse në shumë momente mjedisi do ju bëjë të keni dyshime. Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni ëndërruar megjithatë nuk do mungojnë tërësisht çastet e këndshme. Ditët me diell do jenë e mërkura dhe e shtuna ose e diela. Ju beqarët do keni disa takime mjaft interesante, por nuk do jeni gati për të filluar lidhje serioze. Shëndeti nuk do jetë shumë i mirë për shkak të stresit dhe ankthit qe do ju pushtojë shpesh. Financat do mbeten të mira deri në momentin që ju do shpenzoni shuma të mëdha. Fatmirësisht jeta profesionale nuk do jetë e keqe dhe gjërat do ju ecin mirë. Disa madje mund edhe të ndryshojnë profesion dhe të fitojnë më tepër.

Luani

Për ju çdo gjë ka për të shkuar për mrekulli gjatë kësaj jave. Dielli, mjedisi ku do jetoni dhe të afërmit do ju shtojnë gëzimin dhe buzëqeshjen. Ju të dashuruarit do i shprehni më tepër ndjenjat dhe këtë do e bëjnë me mënyra nga më të veçantat. Partneri nga ana tjetër do iu dashurojë pa dorashka dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Ju beqarët vërtet do lodheni tej mase duke joshur, por rezultatet që do arrini do iu çlodhin menjëherë. Shëndeti do varet tej mase nga mënyra e të ushqyerit. Po e tepruat me vaktet, me yndyrën dhe me kripën duhet të përgatiteni për probleme. Me financat nuk do i keni punët mirë. Do shpenzoni pa menduar dhe do rrezikoni tej mase. Në punë do jeni këmbëngulës dhe të vendosur për të arritur atje ku dëshironi. Mund të lodheni disi, por do arrini atje ku doni.

Virgjëresha

Kjo javë nuk ka për të qenë perfekte. Nuk do jeni shumë të frymëzuar dhe në shumë momente nuk do dini çfarë të bëni. Që nga e mërkura mund të shtihet padurimi dhe nervoziteti. Ju të dashuruarit nuk duhet te bëni asgjë që nuk i pëlqen partnerit tuaj sepse mund të keni probleme serioze me të. Merreni çdo gjë shtruar dhe mendoni për të dy palët. Ju beqarët nuk do mendoni shumë për jetën sentimentale sepse do jeni të zënë me punë dhe angazhime të tjera. Gjendja shëndetësore do lerë për të dëshiruar. Për planin financiar do jetë javë e rëndësishme sepse do merrni një trashëgimi të majme falë se cilës do i zgjidhni problemet. Në punë dëgjojini gjithmonë këshillat e kolegëve më të vjetër, por vendimet merrini vetë pasi të keni reflektuar me kujdes.

Peshorja

Këtë javë duhet patjetër të bëni ndryshime në mënyrë që asnjë çast të mos jetë e mërzitshme. Nëse keni një lidhje flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervoze, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Në punë do keni fushë të lirë për të bërë çdo gjë që do mendoni.

Akrepi

Klima ujore do ngrohet edhe më shumë gjatë kësaj jave. Pas të martës do fillojë një etape shumë më e bukur dhe me emocionuese për të gjithë. Edhe për ju beqarët do jetë një jave e këndshme dhe e mbushur me takime mbresëlënëse. Do ndiheni shumë mirë dhe të lumtur për zgjedhjet që do bëni. Shëndetin mos e lini shumë pas dore sepse situata mund të ndërlikohet në atë gradë sa nuk do dini çfarë të bëni më pas. Financat do përmirësohen në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do ngeleni të habitur edhe vetë. Shfrytëzojeni rastin për të hequr edhe disa para mënjanë. Në punë do jeni shumë profesioniste, kërkues ndaj vetes dhe këmbëngulës.

Shigjetari

Mundohuni të jeni më optimistë këtë javë dhe gjithçka do ju ecë më mirë. Ju qe jeni në një lidhje nuk duhet t’i dramatizoni gjërat sepse do e prishni harmoninë me dorën tuaj. Mundohuni që herë pas here të hapni edhe rrugë. Ju beqarët do jeni të ndjeshëm dhe ka rrezik të bini pre e çdokujt që do iu joshë. Kujdes me hapat sepse më pas nuk do ketë më kthim mbrapa. Shëndeti herë pas here do lërë për të dëshiruar. Do keni dhimbje stomaku, koke, mbase edhe veshkash. Në planin financiar do dini si ta mbani situatën nën kontroll. Nuk do kryeni aspak shpenzime të pamenduara dhe nuk do jepni as para hua. Në pune të gjitha përpjekjet e bëra së fundmi do shpërblehen me sukses dhe fitime.

Bricjapi

Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Qielli do e favorizojë së tepërmi jetën tuaj në çift. U bë kohë që ishit të shqetësuar dhe nuk po iu gjenit dot zgjidhje problemeve. Ju beqarëve nuk do iu mungojnë dashuriçkat. Mundet edhe të pajtoheni me të dashurin e mëparshëm. Puthjet e zjarrta do jenë në program. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë. Financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë. Ambicia në punë do rritet edhe më shumë. Nëse doni të arrini sa më lart në jetën profesionale duhet të kujdeseni për çdo veprim tuajin.

Ujori

Plot energji, me moral të ngritur dhe me ide të mira do jeni këtë javë. Mos u ndalni asnjë çast dhe keni për t’i lënë të gjithë me gojë hapur. Ju të dashuruarit do i jepni më shumë prioritet jetës në çift. Do tregoheni më tolerantë me partnerin dhe do bëni më tepër lëshime. Takimet për ju beqarët do jenë të shumta, por mund të lindin veçse aventura kalimtare dhe pa ndonjë të ardhme. Do e keni vetë në dore zgjedhjen. Për të qenë më të shëndetshëm duhet të merreni me pak sport dhe të bëni kujdes me ushqimet. Gjithsesi nuk do ketë asgjë për t’u shqetësuar. Për shkak të shumë shpenzimeve që do iu duhet të bëni financat do tronditen. Mos e humbni në asnjë moment sensin e masës dhe maturinë. Në punë do hidhni hapa galopante dhe do e arrini sa hap e mbyll sytë objektivin.

Peshqit

Nëse nuk doni të keni probleme gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me çdo gjest apo veprim. Po u nxituat keni për të humbur. Jupiteri do e ua mbrojë jetën tuaj në çift. Gëzimi dhe lumturia do iu pushtojë gjithë kohës. Mundet edhe të merrni vendime të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen. Ju beqarët më në fund do jeni entuziastë. Takimet që do ju ndodhin do jenë emocionuese dhe të veçanta. Për sa i përket shëndetit, ai do jetë përgjithësisht i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji. Perspektivat materiale do jenë të mira. Mos hezitoni të bëni edhe ndonjë shpenzim të vogël nëse iu nevojitet patjetër diçka. Në fushën profesionale do i arrini disa nga ambiciet, megjithatë këshilla e yjeve është të mos nxitoheni.

 

Farksion.com