AktualitetPolitikëTë fundit

“Spitali ku lind jeta”; Rama, foto: Modernizim në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ruhet godina historike

Investimi në maternitetit “Mbretëresha Geraldinë”, do të rrisë kapacitetet spitalore, ndërsa risia do të jetë Qendra e Prematuritetit, e konceptuar për herë të parë në një maternitet në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga puna që po kryhet në këtë maternitet ku do të ruhet e restaurohet godina historike.

“MIRËMËNGJES, dhe me investimin në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, që duke ruajtur godinën historike por duke zgjeruar e modernizuar spitalin ku lind jeta, do të sjellë një hop cilësor në shërbimin për nënat dhe fëmijët, ju uroj një ditë të mbarë”, shprehet kryeministri.

Projekti për rikonstruksionin dhe zgjerimin e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” parashikon ndërhyrje në  plane: Ndërtimi i ri me 3 kate dhe një kat nëntokësor; Rikonstruksioni i plotë i godinës historike që do ruajë detajet e arkitekturës unike në fasadën e saj por dhe në hapësirat e brendshme të kësaj godine; Zgjerimi i objektit ekzistues të Obsetrikës.

Në një kantier prej mbi 6 mijë metër katror, pjesën kryesore e zë godina e re, që përfshin shërbimet e laboratorit, imazherisë, urgjencës, Qendrën e Gruas si dhe dy shërbimet e Obsetrikës dhe Gjinekologjisë.

 

Fraksion.com