AktualitetBota+Të fundit

“Rusve iu mbyllet rruga për në BE”; Finlanda do të pezullojë shërbimet midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut

Operatori kombëtar hekurudhor i Finlandës do të pezullojë shërbimet midis Helsinkit dhe Shën Petersburgut në Rusi të hënën, duke mbyllur një nga rrugët e fundit të transportit publik drejt Bashkimit Evropian për rusët.

Reuters raporton se operatori VR ishte urdhëruar nga shteti se nuk ishte më e përshtatshme për të drejtuar shërbimin, “Kështu që ne po pezullojmë trafikun për momentin,” tha kreu i trafikut të pasagjerëve Topi Simola.

Trenat nga Rusia për në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki, kanë qenë plot me rusë që nga pushtimi i Ukrainës.

Kufiri midis Finlandës dhe Rusisë mbetet i hapur për kalime me makinë private.

 

Fraksion.com