Ristani-Xhaferrajt: Mos fol në emër të familjes demokrate
Arben Ristani dhe Ferdinand Xhaferraj kanë debatuar në studion e “Open”.
Deputeti Xhaferraj ishte me idenë që Berisha nuk duhet të bëhej pjesë e zgjedhjeve për kreun e PD sepse do t’i jepnin Ramës mandatin e katërt.
Pas kësaj nisi debate me Ristanin pasi Xhaferraj u shpreh se fliste duke u bazuar tek pritshmëria e familjes demokrate.
Ristani: Rrotulloheni dhe vini në të njëjtën pikë.
Xhaferraj: Veprojmë që tani që të mos ketë Rama mandatin e katërt.
Ristani: Ju thoni të ndërpresim mundësinë për të garuar përmes statutit.
Xhaferraj: Pritshmëria e familjes demokrate na çon tek kjo. Nuk e kërkoj unë, është pritshmëria që më çon tek ky gjykim.
Ristani: Unë të them që e ke gabim që flet në emër të familjes demokrate.
Xhaferraj: Unë përfaqësues jam.
Ristani: Meqë futesh si përfaqësues, duhet të flasësh si i tillë jo në emër të familjes demokrate.
Xhaferraj: Jam pjesë dhe mund të flas.
Fraksion.com