Pulat shiten pa verifikim: Në Elbasan tregtarët thonë se nuk i ka kontrolluar veterineri
Pavarësisht situatës së krijuar nga gripi i shpendëve në disa zona të vendit, fermerët vazhdojnë të tregtojnë pulat në treg pa certifikatë.
Edhe pse në Elbasan nuk janë identifikuar vatra të sëmundjes përsëri me urdhër të Ministrisë së Bujqësisë nuk lejohet shitja e shpendëve e pashoqëruar me certifikatën e veterinerit.
Fermerët thonë se shpendët e tyre janë të kontrolluara pasi rriten në mënyrë natyrale, por ata i bëjnë thirrje strukturave që të ushtrojnë kontroll tek pularitë të cilat fusin në treg pula me çmime shumë të ulëta për shkak të cilësisë që i bën thuajse të pakonsumueshme.
Fraksion.com