AktualitetPolitikëTë fundit

Padia për shpifje: Ervin Salianji shpallet fajtor dhe dënohet për fyerje

Para shqyrtimit të kuvndit të 11 dhjetorit dhe regjistrimit të statutit të ri,  “togat e zeza” kanë marrë një vendim tjetër.

Deputeti i PD, Ervin Salianji është dënuar për fyerje. Gjykata Kundër Krimit dhe Korrupsionit të Organizuar (GJKKO) i ka dhënë të drejtë ankueses, Evi Kokalari, duke e shpallur fajtor deputetin opozitar.

Në vendim thuhet se deputeti Ervin Salianji deklarohet fajtor për fyerje ndaj aktivistes republikane Evi Kokalari dhe dënohet me 50.000 lekë gjobë.

Nga ana tjetër, GJKKO e ka deklaruar të pafajshëm Salianjin sa iu takon akuzave për “shpifje”, të bëra nga aktivistja shqiptaro-amerikane. Gjoba duhet të paguhet brenda një viti nga Ervin Salianji.

Kjo histori nisi më 19 dhjetor, kur aktivistja republikane, e atashuar hapur në mbështetje të “Foltores” dhe krahut të Berishës në PD, e paditi Salianjin në gjykatë. Tensioni mes kampeve ishte shumë i lartë, pak javë para mbajtjes së dy Kuvendeve Kombëtare nga Basha dhe Berisha.

Salianji deklaroi në mediat shqiptare se bashkëshorti i Evi Kokalarit ishte i përfshirë në “Agimin e Artë”, pati e nxjerrë jashtë ligjit në Greqi, e financuar nga qarqet anti-shqiptare

 

Fraksion.com