AktualitetBota+Të fundit

Ngordh ‘Putin’, tigri i veçantë në parkun zoologjik në SHBA

Tigri i fuqishëm Putin ngordhi në SHBA. Një tigër 12-vjeçar Amur i quajtur Putin ngordhi në kopshtin zoologjik të Minesotë, gjatë një procedure mjekësore.

“Me zemra të rënduara ne ndajmë se tigri ynë mashkull Amur 12-vjeçar ndërroi jetë dje gjatë një procedure rutinë mjekësore, pavarësisht përpjekjeve urgjente nga ekipi ynë. Kjo është një humbje e thellë dhe ne falënderojmë stafin tonë për përkushtimin e tyre ndaj kafshëve.”, ka shkruar kopshti zoologjik.

Putin, i cili ka lindur në Republikën Çeke, ishte në kopshtin zoologjik të Minesotës që nga viti 2015. Para kësaj, ai ka jetuar në kopshtin zoologjik të Danimarkës për gjashtë vjet.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com