KPK konfirmon në detyrë prokuroren, Flora Reka
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon sot në detyrë më shumicë votash prokuroren, Flora Reka.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për Flora Reka, prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Olsi Komici, Valbona Sanxhaktar pasi analizoi provat dhe faktet vendosi me shumicë votash konfirmimin në detyrë të prokurores Flora Reka.
Prokurorja Flora Reka iu nënshtrua vetingut me 16 mars për tre kriteret e vlerësimit, ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional.
Flora Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1988. Ajo punon prej më shumë se dy dekadash si prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës.
Fraksion.com