AktualitetBota+Të fundit

I lënë kokën e derrit në derë, kërcënohet drejtori i stacionit radiofonik në Rusi: Nuk do lejoj që vendi im të bëhet nazist

Liria e shtypit në Rusi konsiderohet një “krim”!  Drejtuesi prej shumë dekadash i një stacioni radiofonik rus, Aleksei Venediktov ka thënë shpesh se nuk do të lejojë që Rusia të kthehet në një vend nazist.

Stacioni radiofonik “Ekho Moskvy”, i cili cilësohej si i fundit i pavarur në vend, tashmë ka pezulluar transmetimin për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme lidhur me qëndrimet ndaj agresionit rus.

Liria e këtij stacioni ka sjellë revolta, pasi Moskvy në derën e shtëpisë së tij gjeti të ngjitur një simbol të Ukrainës dhe një kokë derri.

“Gruaja i hodhi ato që hodhën në derën time,  por kamerat kanë filmuar gjithçka”, deklaroi ai vetë pas ngjarjes.

 

Fraksion.com