Gjykata njohu statutin e 11 dhjetorit; Ivi Kaso sqaron procedurën: Vendimi i ekzekutueshëm, nuk ankimohet! Kuvendi i ‘18 dhjetorit’ u rrëzua
Përfaqësuesi ligjor i Grupit të Rithemelimit të PD-së, Ivi Kaso sqaroi procedurën në lidhje me vendimin që dha sot Gjykata Civile e Tiranës, e cila njohu ndryshimet statuore që u prodhuan nga Kuvendi i 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Kaso tha për mediat se ky vendim nuk mund të ankimohet nga pala tjetër. Mes të tjerash ai tha se Kuvendi i 18 dhjetorit i thirru nga Basha nuk njihet, pasi ishte një ndër kërkesat e miratuara sot gjykata.
“Nëse do keni kuriozitetin që të shihni vendimet e 11 dhjetorit, një pikë të rëndësishme të tij ka anulimin e thirrjes së 18 dhjetorit. I thirrur nga një kryesi e palogjikshme. Ky vendim është regjistruar. Praktikisht në regjistër është anuluar Kuvendi i 18 dhjetorit. Ligjërisht nuk ka një Kuvend të thirrur. Vendimi mund të ankimojë vetëm nga ne, për palët që investon gjykatën. Vendimi është i ekzekutueshëm. S’kemi pse bëjmë ankime kot.”, tha ai.
Fraksion.com